“Po goditet industria e birrës për t’i dhënë avantazh mikut të kryeministrit” – Deputeti i PD kundër rritjes së akcizës për prodhimin vendas: Janë mijëra familje të punësuara

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka akuzuar qeverinë se po godet industrinë e birrës për t’i dhënë avantazh mikut të kryeministrit.

Spaho, deklaroi në foltoren e Kuvendit, se “industria e birrës paguan akcizë 50% më shumë se minimumi që kërkon direktiva e BE-së”. Ai theksoi se po i shkaktohet dëm i madh kësaj industrie që punëson mijëra familje vetëm për t’i dhënë avantazh një importuesi.

Pjesë nga fjala e Spahos në Kuvend:

Dy fjalë për rublat. Ju na akuzoni ne për rublat, ja ku e kni mikun e Lukasenkos që pastron paraë e vëllezërve Kariç, po kështu keni dhe mikun e Edi Ramës të përqafur me Lukashenkon. Dua ta pyes aleatin strategjik si veprohet, kur takimi është në kulmin e luftës në Ukrainë.

Si veprohet në rastet kur këtij zotërisë i fusin me procedurë të përshpejtuar në kuvend miratimin e një investimi 2 mld e ca euro sepse ne të gjithë po vëmë sanksione kundër këtyre kompanive të cilat bashkëpunojnë me Putinin dhe me Lukashenkon. Si të veprojmë ne këtu në Kuvend kur të vijë me procedurë të përshpejtuar, ta miratojmë apo ta hedhim poshtë. Pres përgjigje.

Së dyti, për ushtarakët e z. Peleshi që po jetojnë ditë kaq të lumtura. Janë kaq të lumtur sa edhe përfaqësuesin që e çoi në NATO në Bruksel e kapën në shtëpi bari dhe prit se nuk kanë dalë akoma ato të iranianëve se po nxjerrin njëherë të SHIK-ut dhe të policisë. Mua më kanë thënë iranianët Niko, mbaj marrëdhënie me ata, a jam bashkëpunëtor.
Tani dëgjuam për buxhetin është rritur dyfish e janë rritur të ardhurat. Po mo janë rritur, 500 mln euro janë taksa shtesë dhe 5 mld euro është borxh që e keni marrë, prandaj është rritur.

Po rritini çik rrogat, pse nuk i rrisni se kur rritet buxheti dy herë, supozohet që edhe fondi i pagave të jetë rritur dy herë. Rrisni pagat se me këtë sistem pagash që keni po shkatërroni shtetin. Ne bëjmë sikur punojmë, ju bëni sikur na paguani, si në kohë të monizmit. Keni nxitur barazinë, po thuaj të gjithë paguhen njëlloj si në kohë të Enverit.

Si shpërdorohen paratë, po ju jap dhe një shembull nga buxheti i 2023. Milot-Thumanë 12 km do i bëni kozmetikë 60 mln euro. Rrugë e ndërtuar, vetëm për t’i vënë ato gardhet rrotull dhe ca kozmetika me shenja, 60 mln euro 12 km. Tani do bëni tenderin për koncesion. E dyta Lekaj-Fier, 42 km 320 mln euro. Rrugë e mbaruar, vetëm për të bërë mbikalimet dhe rrethimin. Investimi i atyre që do ta marrin shlyhet për 10 deri në 11 vjet, me tarifën që do i vënë qytetarëve se në këtë rrugë do kalohet me para, megjithëse nuk ka rrugë dytësore, kurse koncesioni do jetë për 30 vjet. Pra do hedhin 1 lek, do marrin 3 lekë. Kush i paguan këto, qytetarët shqiptarë.

Bujqësia, ju paralajmëruam vjet mbrojeni bujkun sepse në gjithë rajonin jepen subvencione, pa folur në BE. Hoqët 6 % rimbursim TVSH-je, rritët me 10 % TVSH-në për inputet e bujqësisë. 20% më pak krerë kemi. 40% më shumë importohen perime. Kjo është bujqësia e shkëlqyer që eksporton, çfarë eksporton luleshtrydhet e ministres. E di shumë mirë ti, merru me luleshtrydhet dhe pastaj kërcënoni fshatarët do ju vëmë taksë po nuk punuat tokën. Si ta punojnë, me 2500 lekë naftën, 160 mijë lekë kuintalin e plehut kimit, me 2-3 fishim të të gjithë inputeve të bujqësisë, me 2-3 fishim të bazës ushqimore të blegtorisë, me energjinë elektrike që e marrin si biznese.

Zjarr Tv Ad