Policia rikthehet në Radhimë, mbledh gëzhojat që ‘mbolli’ vetë dje

0
186
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Vlorës i është rikthyer vendit të ngjarjes të një dite më parë në Radhimë, atje ku pati përplasje me të kërkuarin Gaqo Gjini. Nga këqyrja mësohet se janë gjetur 20 gëzhoja arme, për të cilat do të bëhet verifikimi dhe ekspertiza. Gëzhojat janë gjetur në një rrëzë të gjerë, në rrugë, oborrin e shtëpisë ku ishte fshehur i kërkuari dhe në tarracë.

Një ditë më parë në Radhimë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Gaqo Gjini, 38 vjeç.

I kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë. Sipas policisë, efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Gjini u transportua për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe është jashtë rrezikut për jetën. 38-vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”.

Zjarr Tv Ad