Policia u bën kontroll tre vëllezërve vlonjatë/ Ata u kthehen me dhunë uniformave blu

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, janë arrestuar në flagrancë 2 vëllezër, pasi nuk i janë bindur urdhërit të policisë. Është proceduar në gjendje të lirë vëllai tjetër, shkak mosbindja ndaj uniformave blu.
Shërbimet e policisë, në rrugën “Ismail Qemali”, pranë parkut “Aulona”, lëvizte një shtetas i dyshimtë, ku kanë ushtruar kontroll në këtë zonë dhe kanë konstatuar një shtetas, që kishte ngjashmëri me përshkrimin e dhënë, i cili shoqërohej edhe nga dy persona të tjerë.
Në momentin që shërbimet e Policisë, i kanë dhënë urdhër për të ndaluar, shtetasi A. Xh, nuk është bindur duke e kundërshtuar urdhrin e tyre. Gjatë shoqërimit të shtetasit A. Xh. për në Komisariat, punonjësit e Policisë, janë kundërshtuar me dh unë nga vëllezërit e tij, shtetasit F. Xh. dhe Xh. Xh.
Menjëherë pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të tjera, këta shtetas janë ndaluar dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e K rimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetaseve F. Xh., 25 vjeç dhe Xh. Xh., 29 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Kundërshtimi me dh unë i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe proceduan në gjendje të lirë, shtetasin A. Xh., 21 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet hetimore, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad