Policia u vë gjobë qytetarëve me 3 mijë lekë për mosmbajtjen e maskës/ Ja sa qytetarë u gjobitën…

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë kontrolleve, janë konstatuar 727 qytetarë që lëviznin pa maska mbrojtëse, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe g oditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së Corona*virusit, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Në zbatim të masave gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 727 qytetarë që janë konstatuar pa maska mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10-të shtetas që nuk kanë pranuar t’u tregojnë punonjësve të Policisë, dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë n dëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit, falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm, nga ata qytetarë që janë të prekur me Corona*virus, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit, është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse, sepse parandalon infektimin me Corona*virus.

Zjarr Tv Ad