Presidenti Meta i përgjigjet Taulant Ballës: Po të rrish me oligarkun e peshkimit këto gjëra të pjell mendja, isha me familjen e sportistëve të nderuar…

0
205
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Presidenti i vendit Ilir Meta, në konferencën me gazetarët ka përmendur kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pasi ky i fundit ka thënë se kreu i vendit, takon prokurorë dhe gjykatës të larguar nga Vetingu.

“Po të rrish tërë ditën me oligarkun e peshkimit vetëm gjëra të tilla të pjell mendja. Shpikën aty se unë kam shkuar fshehurazi në Librazhd, në një kohë kur unë isha në një familje sportistësh të nderuar.

Nëse dikush i thotë presidentit për një kafe në Librazhd, presidenti do të shkojë, Taulantin e nxjerrin aty për të sharë, atë punë ka, në 26 Prill jam i bindur se dhe ai do të jetë një qytetar që respekton Kushtetutën. 

Deri atëherë dhe Taulanti të jetë i kujdesshëm, si të gjithë zyrtarët e tjerë, presidenti u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin dhe të votojnë“, ka thënë Meta.

”Unë dal më shumë në rrugë këto kohë, vete te kushëriri im në Maliq të pi një gotë raki, ne nuk pimë as raki po bie fjala. Një ditë më pas tek ky kushëriri im që jeton vetëm me gruan zbarkoi policia për kontroll me justifikimin se ka dalë në një foto me armë djali juaj në Amerikë, ku atje lejohet përdorimi i armëve”, u shpreh Presidenti.

Zjarr Tv Ad