Primaret/ Mjeku i njohur Pashja shpall kandidaturën për Peqinin

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike në Peqin, Mustafa Pashja, prezantoi kandidaturën në primare.

Mjeku i njohur tha se “me fitoren e Partisë Demokratike në 14 maj, institucioni i popullit, Bashkia, do të rikthehet në shërbim të gjithë banorëve të Peqinit.

DEKLARATA E PLOTE

Përshëndetje!

Jam Mustafa Pashja i diplomuar ne mjekësi ku ushtroj profesionin e mjekut prej 30 vitesh.

Aktualisht jam kryetar i Partisë Demokratike, Dega Peqin.

Kam vendosur të marr pjesë në primaret që Partia Demokratike po zhvillon për të përzgjedhur kandidatin me të cilin do të përballemi në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Po futem në garën tonë të brendshme dhe paraprake, sepse e ndjej si përgjegjësi morale përpara bashkëqytetarëve dhe bashkëfshatarëve të mi, duke njohur mirë dhe rrënjësisht problemet e zonës tonë për të ndryshuar së bashku me ta këtë realitet të hidhur në të cilën ndodhet Bashkia e Peqinit sot.

Një Bashki e lënë tërësisht pas dore, me një infrastrukturë rrugore të shkatërruar dhe një bujqësi të braktisur dhe një Bashki në shërbim të një grupi të vogël njerëzish.

Unë jam i qartë për vështirësitë që do të na dalin para, por gjithashtu i sigurt, se me fitoren e Partisë Demokratike në 14 maj, institucioni i popullit, Bashkia, do të rikthehet në shërbim të gjithë banorëve të Peqinit.

Unë ftoj banorët e Peqinit që të marrin në dorë fatin e familjeve të tyre, të fëmijëve të tyre që të ndalim këtë plagë, e cila po i ndodh Peqinit dhe gjithë Shqipërisë, shpopullimi kjo është dhimbja më e madhe e këtij populli, dhimbje e të gjithëve, tej bindjeve politike.

Ne kemi projekte dinjitoze për Bashkinë e Peqinit

e mbi të gjitha ne kemi vullnetin për ta bërë mirë dhe me dashuri çdo punë për zonën tonë.

Me qytetin tonë, me fshatrat tona, ne nuk na lidh karrigia apo pushteti, nuk na lidhin dhe as na ndajnë bindjet, jo vëllezër, neve na lidh rrënja jonë peqinase.

Ne, të gjithë bashkë do ta fitojmë Peqinin.

Do ta fitojmë që ta zhvillojmë bashkë.

Zjarr Tv Ad