Prindërit e autorit të vrasjes së bashkëshortes dhe kunatës kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prindërit e autorit të vrasjes së bashkëshortes dhe kunatës Bedri Musta dhe Lumturi Musta i janë drejtuar Gjykatës së Fierit dhe kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve.Prindërit e Gazmend Mustës thonë se plotësojnë të gjitha kriteret për të marrë kujdestarinë dhe se kanë besim tek drejtësia për t’ua rikthyer fëmijët.Disa ditë më parë të njëjtën kërkesë bëri edhe daja i fëmijëve, Gjyshmir Çaushaj. Dy fëmijët e mitur përkatësisht 10 vjeç dhe 3 vjeç aktualisht ndodhen në fshatin SOS në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 2 Janar të këtij viti pas një sherri mes çiftit, ku mbetën të vrara  Gentjana Çaushaj, 31 vjeçare, si dhe motra e saj Merisa, 18 vjeçe. Sipas burimeve debati ka nisur kur bashkëshortja i ka kërkuar 34-vjeçarit që të shkonte pranë familjes së saj bashkë me të motrën. Krimi i rëndë ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur

 

Zjarr Tv Ad