PS zgjon nga gjumi partitë e vogla, ofron numërim elektronik në zgjedhjet e 30 qershorit

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste ka thirrur sot në një takim, partitë e vogla që kanë qenë pranë saj në vitin 2013 kur ajo hyri në zgjedhje me koalicion, por që i flaku më pas tutje në zgjedhjet e vitit 2017 kur doli e vetme.

PS thirri në këtë tryezë konsultimi, të gjitha partitë që de facto kanë elektoral në nivelin e zeros, megjithatë ato shpalosin de jure një pamje pluraliste të politikës në Shqipëri.

Kjo evidentohet dhe në deklaratën që PS publikoi pas këtij takimi, ku i bëhet thirrje partive politike të të gjithë spektrit pluralist në vend të respektojnë afatet e regjistrimit në KQZ sipas Kodit Zgjedhor.

PS thotë se bashkë me partitë e vogla, analizoi situatën politike në vend, “duke gjykuar braktisjen e Kuvendit të Shqipërisë nga një pjesë e deputetëve të PD dhe LSI, duke konsideruar reagimin dhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, duke inkurajuar pa rezerva hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE, duke mbështetur me të gjitha energjitë funksionalitetin e shtetit dhe normalitetin shoqëror, duke këmbëngulur për zbatimin e Reformës në Drejtësi, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”.

Në këtë pikë, duke theksuar rëndësinë politike të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit të këtij viti, PS dhe partitë satelite, deklaruan si më poshtë:

1.Braktisja nga një grup deputetësh të PD dhe LSI të Kuvendit, të tempullit të demokracisë institucionale, synon të dëmtojë rëndë interesat tona kombëtare dhe strategjike në favor të interesave të ngushta të karrierës personale dhe llogarive partiake.

2.Retorika dhe përdorimi i dhunës prej PD dhe LSI për qëllime politike tenton destabilizimin e vendit dhe kaosin shoqëror, duke na kthyer shumë vjet mbrapa, në të kaluarën me ngjarje të rënda të viteve ‘97 e ’98.

3.Mbështesim ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor dhe thellimin e këtyre ndryshimeve për të garantuar depolitizim të plotë të të gjithë Administratës Zgjedhore, pjesëmarrjen e emigrantëve në proceset zgjedhore dhe përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik të votave në një projekt pilot qysh në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

4.Angazhohemi për të ndërtuar një platformë të përbashkët për një koalicion funksional dhe fitues të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

5.I bëjmë thirrje partive politike të të gjithë spektrit pluralist në vend të respektojnë afatet e regjistrimit në KQZ sipas Kodit Zgjedhor.

Zjarr Tv Ad