Pse është i vështirë dialogu me Kosovën? Flet kryeministrja e Serbisë: Me Albin Kurtin nuk flitet, ata duan vetëm …

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se është shumë e vështirë të flasësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Brnabiç shpjegoi se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është jashtëzakonisht i vështirë sepse njerëzit që po negociojnë nga Prishtina nuk janë pragmatikë dhe nuk janë të interesuar për projekte rajonale, por sipas saj, vetëm dërgojnë mesazhe që Serbia duhet të gjunjëzohet dhe se është çështje ditësh kur Serbia do të njohë Pavarësinë e Kosovës.

“Ata nuk duan të flasin për asgjë tjetër. Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë, por ne duhet të qëndrojmë në dialog”, ka thënë Brnabiç për TV Prva.

Takimi i fundit brenda Procesit të Berlinit, i iniciuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2014, u mbajt javën e kaluar dhe Brnabiç thotë se në vend që takimi të ishte kulmi i asaj që është rënë dakord dhe bërë deri më tani, zyrtarët e Prishtinës bllokuan gjithçka në mënyrë që ky samiti të mbetej pa asnjë marrëveshje.

Brnabiç kujton se gjatë Procesit të Berlinit, shumë gjëra ishin dakorduar, përkatësisht projekte që nuk kanë të bëjnë me politikën, por çfarë mund të bëhet paralelisht për ta bërë jetën më të mirë për qytetarët.

“Ka gjëra që duhet të festohen, por ju keni zyrtarë të Prishtinës që bllokuan të gjitha marrëveshjet për të cilat kemi punuar për më shumë se një vit në samit”, deklaroi ajo. Në atë kuptim, Brnabiç thotë se bashkësia ndërkombëtare kishte mundësi të bindej në disa raste se ishte e pamundur të bisedohej me Albin Kurti, por edhe me presidenten Vjosa Osmanin.

Siç thotë kryeministrja e Serbisë, në samitin në Tiranë, Edi Rama ishte i bindur se sa e pamundur është të flasësh me Kurtin, dhe Sebastian Kurz kishte mundësinë ta shihte të njëjtën gjë në samitin në Vjenë, ndërsa gjatë vazhdimit të dialogut në Bruksel, sipas saj, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak e panë të njëjtën gjë.

“Unë nuk jam tepër optimiste sepse Kosova është fëmija i tyre dhe është e vështirë për ta të kthejnë kokën, por ata e kuptojnë sa e vështirë është dhe sa konstruktiv është Beogradi”, u shpreh Brnabiç.

 

 

Zjarr Tv Ad