Publikohet vendimi nga KQZ: I pavlefshëm, përfundon mandati i Kajmakut

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi vendimin që mori sot lidhur me kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun. Në vendim thuhet se: “KQZ, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimin:

“Shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion Kryetar i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të funksionarit publik z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion Kryetari i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë.

Zjarr Tv Ad