Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet të shpërthimit të telekomanduar të një objekti 5 katësh në Dhërmi.
Kreu i Qeverisë ka kërcënuar të gjithë “zaptuesit” e bregdetit që së shpejti do të ketë një ligj për vijën bregdetare së bashku me planin e ti të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike. Rama shkruan se operacioni do të vazhdojë pa toleruar askënd ndërsa mes të tjerave thuhet se do të nisin ndëshkimet.
IKMT e shoqeruar nga policia ka hedhur ne ere objektin 5 katësh në Dhërmi kurse firma kundërshtoi vendimin ne fjale, ndërsa paraqiti lejen e ndërtimit të firmosur nga kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro si dhe aktin e konstatimit nga ana e bashkisë që objekti është brenda lejes dhe kritereve përkatëse. Sipas drejtuesve të firmës, vetëm pak ditë më parë ka dalë një kërkesë për shembje të objektit, por firma nuk është njoftuar.
Reagimi nga Edi Rama:
Dhërmi – Operacioni “Bregdeti Ynë”
Rifillon aty ku u ndërpre në qershor për shkak të sezonit turistik, operacioni i pastrimit të bregdetit nga çdo ngrehinë abuzive apo abuzim me lejet e ndërtimit, për të cilat jo vetëm toleranca do të jetë zero, me shembjen e ndërtimeve pa leje, por do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, në bazë të normave të reja penale për shkeljet në ndërtim👊
*së shpejti edhe Ligji i Vijës Bregdetare, së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike