Punëtorët e uzinës së Ballshit: Jemi gati të futemi në grevë urie

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë kaluar 10 ditë nga fillimi i protestave të punonjësve të uzinës së Ballshit.

Punëtoret organizohen çdo mëngjes para rafinerisë për të qëndruar të bashkuar për të kërkuar pagat e prapambetura , sigurimet dhe rifillimin e punës.

Janë rreth 800 punetorë dhe bashkë me ta edhe reparti zjarrfikës.

Këtyre protestave u janë bashkuar edhe punëtoret e stacionit të pompimit në Poçem të cilët kanë 27 muaj pa marrë pagat.

Revolta e tyre vazhdon pasi ndjehen të hedhur në rrugë, të braktisur dhe askush nuk merr përgjegjësi mbi fatin e tyre.

Deri më tani janë mbi 10 protesta të organizuara nga ana e tyre dhe ata shprehen se janë gati të futen në grevë urie sepse nuk po bien në ujdi me askënd.

Zjarr Tv Ad