Rama: “Doktoresha” do të dorëzojë Beratin dhe Gjirokastrën

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama kërkon që në zgjedhjet e 30 qershorit të marrë dy bashkitë, që aktualisht i drejton LSI-ja, atë Beratit dhe të Gjirokastrës.

Nga qyteti i Beratit ai tha se qeveria në mandatin e ardhshëm do të investojë për të rritur në 300 mijë numrin e vizitorëve.

Rama: Një program i veçantë bashkëpunimi i qeverisë dhe bashkive Gjirokastër dhe Berat pasi  ti ketë dorëzuar doktoresha dhe ti kemi marrë ne dhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimet, do të bëj që në mandatin e ardhshëm të bëjmë një transformim të madh. Kemi vajtur nga 13 mijë ne 110 mijë vizitore, në 4 vjet në 4 vitet e ardhshëm duhet të shkojmë 300 mijë vizitorë.

Duke folur për turizmin, Rama dhe se në Korçë do të ndërtojnë muzeun e rakisë.

Rama: Kemi dhe një debat të fundit në Korcë kemi vendosur të ndërtojmë muzeun kombëtar të rakisë. Këtu ka qenë muzeu i luftës, i lirisë, i heroizmit, ne do të ndërtojmë muzeun kombëtar të rakisë. Të gjitha rakitë e prodhuara do të mblidhen në një muze, ku njerëzit jo vetëm do ti pinë, por do ti prekin objektet.

Zjarr Tv Ad