“Rama është kthyer në ‘vegël’ personale e Vuçiçit”, Gerti Bogdani: Vetëm opozita e bashkuar rrëzon nga pushteti kryeministrin

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gerti Bogdani i ftuar në studion e emisionit “Të Vaksinuarit” tha se Rama për interesat e tij personale është shndërruar në “vegël” personale e Serbisë dhe presidentit Vuçiç.

Sipas anëtarit të kryesisë së PD-së, kryeministri Rama duhet të largohet sa më parë pasi ka 3 milionë shqiptarë kundër nismës për “Ballkanin e Hapur”. Gjatë fjalës Bogdani theksoi se duhet një opozitë e bashkuar për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës.

“Ka përplasje dhe kërcitje nuk është e natyrshme ne jemi perëndimor, fatmirësisht jemi anëtarë të NATO-s, bashkëpunimi Kosovë – Amerikë është më e fortë. Për Shqipërinë ylli polar do të jetë anëtarësimin në BE, por kjo nuk është për kryeministrin Rama i cili e ka mendjen në Beograd por tu bërë vegël e tyre duke i shërbyer Vucicit. Duhet të ndryshohet kryeministri sa më shpejt, sesa të ndryshosh 3 milionë shqiptarë që janë kundër nismës së tij. Për ta bërë këtë duhet një opozitë e fortë por gjithashtu duhen edhe shqiptarët të jenë të bashkuar. Rama vendos interesat personale kundër Shqipërisë dhe kjo është e qartë. Kur Vucic është mirë me Ramën atëherë të gjithë shqiptarët janë keq”, tha Bogdani.

Zjarr Tv Ad