Rama krahason përmbytjen sot me atë të 2010-ës dhe “shigjeton” mediat: Ja se ç’i bëjnë opinionit gjuhët me llapje të gjerë

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama shënjestron mediat për ekzagjerimin e situatës nga përmbytjet në Shkodër, duke thënë se sipas statistikave të bashkisë së qytetit, situata është shumë më ndryshe nga sa raportohet.

Rama thotë se nga përmbytjet e ditëve të fundit janë prekur vetëm 5 banesa, ndërsa në përmbytjen e madhe të vitit 2010 numri i banesave me prezencë uji ishte 2580.

“Ja se ç’i bëjnë opinionit kamerat me objektiv të ngushtë e gjuhët me llapje të gjerë, gjithnjë për të njëjtin qëllim, nxitjen e urrejtjes, teksa faktet nga i njëjti burim, bashkia Shkodër(!), flasin më qartë se s’ka për të vërtetën e përmbysur prej korit të injorancës e ligësisë”, shkruan kryeministri Rama në Twitter.

Zjarr Tv Ad