“Rama shporru”- Ilir Meta thirrje protestuesve: Drejtësia me regji burgos fukarenjtë! Qeveria, organizata më e madhe kriminale. Nuk kursen as të vdekurit

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë ka folur para Inceneratorit të Tiranës në lidhje me skemën e ngritur nga qeveria për të vjedhur paratë e qytetarëve. Meta u shpreh se ka një aferë të zezë që përdor edhe të vdekurit ndërsa shtoi se qeveria është organizata më e madhe kriminale në vend.

“Mjaft më me drejtësi me regji. Në 6 vite Shqipëria është përkeqësuar 26 vende sa i takon luftës kundër korrupsionit si rezultat i Ramaformës që ka kapur drejtësinë për fyti. Drejtësia me regji prangos fukarenjtë për një faturë energjie dhe merr urdhra nga kongresi i partisë mavi që të merret me opozitën. “Rama ik” është tashmë e tejkaluar.

Rama shporru që mafia të mos hyjë në secilën prej familjeve tuaja në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.  Kjo është afera që zhvesh lakuriq qeverinë që firmos 17 vendime me një ditë. Qeveria i di shumë mirë kompanitë që përdoren për të vjedhur paratë tuaja por nuk e lëviz gishtin sepse është vetë ajo që qëndron pas tyre.

Kemi nja aferë të zezë që përdor të vdekurit, të moshuarit në azile dhe ata që janë bari me dhi në Greqi. Kjo aferë e zezë tregon si asnjë tjetër se mafia e qeverisë këtu përmes Edi Ramës dhe ministrave të tij, kemi përballë një organizatë kriminale ku drejtues është Edi Rama dhe pjesë e saj janë ministra dhe deputetë. Është organizata kriminale më e madhe e parë ndonjëherë”, u shpreh Meta.

Gjithashtu Ilir Meta, i bëri thirrje SPAK-ut që të heqë shaminë që i mbulon sytë dhe të shoh skenën e krimit me inceneratorët, ku janë vjedh miliona euro të qytetarëve shqiptarë.

Jemi sot këtu në një sken krimi dhe vijmë këtu pasi u bënë 558 ditë të denoncimit zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron dhe nuk e shikon. Ndaj jemi këtu për të qenë të gjithë dëshmitarë që nuk ka inceneratorë dhe që gjithçka është një mashtrim siç është provuar me fakte nga përfaqësues të opozitës dhe nga analistë kurajozë e të pashitur. Jemi këtu për të treguar me gisht këtë vend krimi. Jemi këtu që drejtësia dhe SPAK ta heqin shaminë që i ka vendosur në sy Edi Rama dhe Erion Veliaj”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad