Reshjet e dëborës shkruajnë historinë në Nju Jork

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tetë viktima, rrugë të bllokuara, fluturime të anuluara si pasojë e reshjeve të dëborës. Nju Jork përjeton stuhinë e dëborës më të ashpër prej 80 vitesh ndërkohë që rreth 400 mijë banorë janë pa energji elektrike.

Nju Jorku është paralizuar nga stuhia e dëborës që ka prekur pjesën lindore dhe perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Janë tetë personat që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore të shkaktuara nga reshjet e dëborës, edhe pse një pjesë e madhe e shoferëve nuk kishin marrë masat e duhura për një mot të tillë.

Trafiku rrugor u bllokua por dhe ai ajror, me 1800 anulime fluturimesh ndërsa 4600 fluturime të tjera u nisën me bonesë në tre nga aeroportet e Nju Jorkut. Rreth 389 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike

Trafiku u bllokua për disa orë në rrugë dhe autoatrada, ndërsa është bllokuar dhe Xhorxh Uashington Brixh. Por dhe trenat dhe autobusat nga Pen Steshion dhe Port Autoriti Bas Terminal. Kanë pësuar të njëjtin  fat.

Stuhia e Nju Jork ka pasur një intensitet të tillë, sa banorët nuk ishin aspak të përgatitur. Metropoli I madh për disa orë ka qenë në kaos.

Kjo është stuhia më e keqe prej 80 vitesh, duke qenë se vetëm në viton 1983 mbahen mend reshje të tilla dëbore në muajin nëntor.

 

Zjarr Tv Ad