Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Mediat zyrtare kane njoftuar diten e sotme se pas rritjes se numrit te rasteve me Covid-19, dy aeroportet e Pekinit anuluan sot më shumë se një mijë fluturime.
Në orën lokale 09:10, 1 255 fluturime me nisje dhe mbërritje në aeroportet e Pekinit u anuluan, rreth 70% e fluturimeve që ishin parashikuar fillimisht, theksuan sot e Përditshmja e Popullit dhe China Daily.
Pekini u kërkoi sot 21 milionë banorëve të shmangin udhëtimet “jo thelbësore” jashtë qytetit dhe urdhëroi sërish mbylljen e shkollave pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në kryeqytetin kinez.
Disa qytete dhe provinca kanë vendosur tashmë një karantinë për udhëtarët që vijnë nga kryeqyteti kinez dhe vazhdohen te merren masa per te pasur situaten ne kontrroll .