Rihanna hedh në gjyq të atin

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Robyn Rihanna Fenty, ka çuar në gjykatë babain e saj Ronald Fenty, për arsye se ka shkelur copyright e markës së saj ‘Fenty’, duke e përdorur për të krijuar një agjenci talentesh.

Por nuk është e gjitha, popstari 30 vjecar ka mohuar që është pikërisht ai përfaqësuesi i saj, ashtu siç ai ka thënë.

Rihanna ka regjistruar pikërisht mbiemrin e saj Fenty si markë për ndërmarrjen e saj që realizon produkte të ndryshme nga ato të bukurisë tek të brendshmet.

Ndërsa babai i saj përdor i paautorizuar të njëjtin emër të markës së saj për punët e tij.

Pavarësisht se nuk është i autorizuar të veprojë në emër të Rihanna-s, Ronald duke u hequr si agjent i këngëtares ka “rezervuar” një turne të saj për 15 milionë dollarë dhe dy koncerte për 400 mijë dollarë

Zjarr Tv Ad