Zvonimir Boban kthehet në Milano. Ish-numri 10 i kuqezinjve është zyrtarisht pasuesi i Paolo Maldinit si Udhëheqës i Klubit, me Maldinin që u zyrtarizua si drejtori i ri teknik i 7 herë kampionëve të Europës.
Boban do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve sportive, duke punuar ngushtë me Shefin Ekzekutiv, Ivan Gazidis dhe Drejtorin Teknik Paolo Maldini.
“Jam shumë i lumtur që kthehem te Milani im i dashur duke u përpjekur të kontribuojë për ta rikthyer atë ku duhet të jetë. Ai duhet të jetë një klub udhëheqës dhe fitues, sepse kjo është natyra e vetme e historisë së tij. Natyra e brohorisjes së tifozëve tanë. Unë do të jap gjithçka për këtë dhe për ngjyrat tona të kuqezinjve. “-ishin fjalët e para të Boban si zyrtar i Milanit tashmë.
Pas këtij vendimi, Milan pritet të zyrtarizojë edhe trajnerin e ri të klubit, me Marco Giampaolo kandidat kryesor për tu ulur në pankinën e kuqezinjve.