‘Risia më e madhe’/ Ekonomisti Hysni Sharra prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Vlorës

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ekonomisti Hysni Sharra ka prezantuar kandidaturën në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Vlorës.

Sharra ka theksuar se primaret janë risia më e madhe, mënyra më civile dhe demokratike në përzgjedhjen e kandidateve në çdo nivel e detyrë dhe i ka bërë thirrje çdo anëtari e simpatizanti të Partisë Demokratike, në Vlorë e në gjithë Shqipërinë, të marrë pjesë masivisht në këtë proces.

Sharra: Pershendetje,

Une jam Hysni Sharra, lindur dhe banues ne Vlore, me profesion ekonomist, kontabilist i miratuar.

Aktualisht ushtoj detyrën e nenkryetarit të Partise Demokratike, Dega Vlore.

Kam mbajtur detyra te ndryshme, ne administrate dhe ne Partine Demokratike, dhe kam sherbyer me pasion dhe ndershmeri ne cdo funksion.

Jane keto arsye, dhe shume te tjera, qe me bejne sot te paraqitem para jush ne kete dalje publike, per te shprehur vullnetin tim per te kandiduar ne garen e primareve brenda Partise Demokratike, dhe me pas per kreun e Bashkise Vlore.

I bindur qe primaret jane risia me e madhe, menyra me civile dhe demokratike ne perzgjedhjen e kandidateve ne cdo nivel e detyre, i bej thirrje cdo anetari e simpatizanti te Partise Demokratike, ne Vlore e ne gjithe Shqiperine, te marre pjese masivisht ne kete proces.

Unë kandidoj sepse timoni, tepsia dhe kusia, janë të gjitha në duar të një njeriu të vetëm që quhet Edi Rama. Le t’i mbajë të gjitha timonin, tepsinë dhe kusinë.

Ne, si demokratë dhe si shqiptarë, kërkojmë vetëm një gjë: kutia e zgjedhjeve të mos preket dhe prej saj të dalë ai vullnet popullor sic është shprehur.

Kërkojmë kthimin e votës së lirë dhe të pamanipuluar. Primaret tona janë një hap i parë dhe vendimtar drejt kësaj vetëdijeje dhe clirimit të votës nga kthetrat e grabitësve.

U bej thirrje gjithashtu, cdo anetari, simpatizanti e cdo qytetari te ndershem, qe i dhimbset jeta, familja dhe Shqiperia, t’i bashkohet pa hezitim protestes se sotme, protestes mbarekombetare qe bëhet për votën e lirë, jetën e sigurt dhe atdheun e përbashkët bijtë e bijat e të cilit kanë marrë rrugët e botës.

Zjarr Tv Ad