“REBELOHET” ARMIR SHKURTI:”MASKËN JO KUR THOTË RAMA POR…”

0
293
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Unë nuk jam nga ata burra që iu bindem urdhërave të tu,nuk do ta vendos maskën ditën e enjte, do ta vendos të Mërkurën!

Një nga temat më kryesore të javës nuk mund të mos përmendëshe nga moderatori i emisionit I PA VARUR, Armir Shkurti.

Kryeministri Rama doli me një deklaratë ku maskat do të vendoseshin me detyrim nga dita e enjte në çdo ambjent të hapur,ose përndryshe do të vendoseshin gjoba, dhe këto gjobat do të shkonin në shtëpinë e çdo qytetari tek faturat e dritave.

Armiri e krahason këtë situatë me kohën e Enverit që pavarsisht se ka kohë që  ka kaluar, dhe se atëhere njerzit ishin të detyruar ti bindeshin urdhërave të shtetit, shembulli më “i mirë” i asaj kohe na paraqitet në 2020 nga vetë Edi Rama.

I gjithë ky lajm normalisht që ka ndikuar dhe tek qytatarët ,dhe komentet që kanë ardhur mbas deklaratës së kryeministrit ishin të shumta dhe me të drejtë,shprehet një moskënaqësi dhe një shkelje e të drejtave të njeriut,gjë e cila nuk duhet të ndodhë në një shtet demokratik,nëse mund të quhemi të tillë.

Një kritikë që Armiri nuk mund të mos e përmendte është dhe ndikimi që personat të cilët jetojnë jasht vendit krijojnë tek ne,nëse Shqipëria do të ishte pikërisht vendi që ju do të donit të inivestonit ose jetonit ,fare mirë nuk do kishit vendosur të largoheshit.Fakti i papranushëm është ideja që të krahasosh vendin tënd me një shtet të cilët llogjikisht kanë ndryshime në aspekte të dukshme,por ajo çka preferojnë të bëjnë shumica është “të japin mend” në rrjete të ndryshme sociale, pa e ditur sesi qëndron e vërteta.

A mundet që një shoqëri private të na sjelli gjobat në shtëpi!?Dhe kjo sepse ju nuk vendosni maskat?! OSHEE është një kompani private e cila në bashkëpunim me qeverinë do të sjellin gjobat bashkë me shumën e dritave në SHTËPITË TONA!.Në vendet më të avancuara në botë rregulla të tilla që të detyrojnë qytetarët të bëjnë diçka kundra të drejtave dhe lirive të tyre është e PAMUNDUR, pasi krijohen ato të cilat në Shqipëri nuk egzistojnë PROTESTAT,por tek në një vend demokrat kjo nuk ndodh pasi ne duhet tu bindemi urdhërave që janë kundra të drejtave tona.M.CEKANI

 

Zjarr Tv Ad