Legjenda e humorit shkodran, Besnik Çinari, erdhi në një rrëfim për ‘Fitstation’ me Çenkuela Hasën, në News24, për jetën pas largimit nga teatri ‘Migjeni’ në Shkodër.
Besniku nuk ngurroi të jepte këshilla për aktorët e rinj të humorit në Shqipëri. “Unë shoh shumë pak humor tani.
Të gjithë janë shumë të mirë, ka të talentuar, por doza e banalitetit është pak e tepruar.
Edhe ne kemi e kemi përdorur në kohën tonë, por fjalë me dy kuptime.
Humori shkodran nuk e toleron banalitetit.
Një tjetër gjë që doja të theksoja është mungesa e shkrimeve, aktorët e rinj të humorit nuk shkruajnë vetë, dhe gjatë do jetojnë vetëm ata që arrijnë t’i bëjnë shkrimet vetë”- u shpreh Çinari
I pyetur për aktualitetin politik në vend aktori nuk i kurseu kritikat duke dhënë dhe një mesazh për politikën në vend.
“Është mërzitur shumë populli, nuk duron dot më. Mbaruan zgjedhjet, rri bëj opozitë tani, prit 2 vjet dhe nëse s’ja del jep dorëheqjen.
Por akoma se kemi ne si vend kulturën e formimit të shtetit. Dua ta mbyll këtë bisede me një mesazh: Më shumë bukë, më shumë kulturë për popullin shqiptar”- u shpreh Çinari.