Rudina Hajdari REVOLTOHET në Kuvend: Kriminelët lëvizin me makina luksoze, ndërsa tregtari frikësohet nga gjobat e policisë, i keni ditët të numëruara

0
319
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Rudina Hajdari ka shpërthyer gjatë fjalës së saj në Kuvend, pasi ta treguar disa nga eksperiencat e saj gjatë takimeve me qytetarë në Elbasan.

Ajo u shpreh e revoltuar se kriminelët lëvizin të lirë dhe të pa shqetësuar nga policia, ndërkohë që qytetarët që shesin në rrugë frikësohen nga gjobat e policisë.

Ajo paralajmëroi mazhorancën se i ka ditët e numëruara.

Kriminelët janë kudo ata kanë dhe leje që të qarkullojnë me makina luksoze kanë dhe jetë më të mirë. Ndërsa tregtari rri me frikën se po vjen policia dhe po e gjobit.

Ju ndoshta nuk më besoni. Po takova një vajzë 20-vjeçare e cila ishte hequr nga tregu së bashku me 60 tregtarë të tjerë që shisnin në merkatë.

Shisnin në cep të tregut me frikën se do vinte policia ta gjobiste.

Edhe pse policia nuk e lejonte që të shiste aty ajo paguante 2 mijë lekë në ditë për atë copë vendi.

Ajo tha bëj 150 mijë lekë në muaj, 30 mijë lekë në muaj i jap për vendin. Ndërsa vjen polica dhe i vendos gjobë 4 milion lekë. E kuptoni çfarë bëhet apo jo. Kjo është Shqipëria reale, ky është shteti sot.

Është më kollaj të marrësh një koncesion me miliona lekë, të amendosh kur të duash çdo ligj se sa të marrësh një tezgë për të shitur produktet e tua e tu çosh bukë fëmijëve.

Më kollaj është sot të paketosh drogë, se sa të mbjellësh ullinj, misër.  Kjo është Shqipëria sot. Po unë kam shpresë se po vjen agimi. Ju e keni treguar fytyrën tuaj dhe shqiptarët nuk u besojnë më. Ju jeni pasuruar, ndërsa shqiptarët janë varfëruar.

I keni ditët të numëruara dhe për këtë jam e sigurte“,- tha Hajdari.

Zjarr Tv Ad