Rusia ka kryer me sukses testin për linjën e re të internetit të personalizuar ndryshe nga rrjeti botëror që përdoret gjerësisht.
Detaje nga ky test nuk janë bërë ende publike por sipas Ministrisë së Komunikimit përdoruesit e saj nuk vunë re ndryshime drastike me atë që përdornin më parë.
Tani këto rezultate do t’i paraqiten Presidentit të vendit Vladimir Putin që të miratojë përfundimisht këtë projektligj.
Por këto ndryshime nuk janë pritur mirë nga të gjithë. Një profesor universiteti deklaroi se ky test do t’i japë shumë mundësi qeverisë të monitorojë të gjitha bisedat e qytetarëve të vet.
Një prej anëve pozitive të kalimit të shërbimit të internetit tek qeveria është bllokimi i ndryshimit të IP-ve nëpërmjet programeve si “VPN Changer”.
Qeveria po punon për krijimin e Wikipedias Ruse.