Sa e dobishme dhe a mund të teprohet me vitaminën D?

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vitamina D, është një ndër vitaminat më të nevojshme, sidomos në këtë periudhë që po kalojmë, ku trupi i njeriut e ka imunitetin e dobët. Vitamina D, e quajtur ndryshe si vitamina e Diellit, është domosdoshmëri që të merret nëpërmjet ushqimit, meqenëse, dita është e shkurtër dhe dielli mungon në shumicë e ditëve.Por sim und ta marrim këtë vitamin??

Përmendim peshkun e yndyrshëm, mishin e kuq, qumështin dhe vezët.

Mungesa e vitaminës D, ka shumësi që të çojë deri në deformime të eshtrave te fëmijët, si  dhe dhembje të eshtrave te të rriturit.

Kjo vitaminë, i nevojitet shumë organizmit në mënyrë që të luftojë, kundër problemeve të shumta shëndetësore, ndërkaq hulumtimet e paradokohshme kanë treguar që mungesa e vitaminës D, mund të jetë faktor i cili i kontribuon infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, siç është korona*virusi, shprehet nutricionistja Elizabeth Stewart.

Gjithashtu Stewart, ka vërejtur që është shumë e vështirë të merret vitamina vetëm nëpërmjet ushqimit, sepse peshku i yndyrshëm, kërpudhat dhe ushqimi tjetër, i cili përmban vitaminën D, përmban nivel shumë të vogël përbërësish ushqimorë.

Për këtë shkak, është aq e rëndësishme, posaçërisht në këtë stinë të vitit, të merremi me plotësimin e vitaminës D, madje edhe këto lajme duhet t’i nxisin njerëzit, që të hulumtojnë edhe më shumë – ka këshilluar ajo.

Rekomandohet shtesa, prej 10 mikrogramëve e vitaminës D në ditë, nga tetori deri në mars, gjatë muajve të zymtë.

Vitamina D, është vitaminë e tretshme në yndyra, që do të thotë që për absorbimin më të mire, duhet konsumuar sa më shumë ushqim të pasur me yndyra – thotë Stewart.

Bebeve deri në 1 vit, u nevojiten 8,5 deri në 10 mikrogramë vitaminë D në ditë. Fëmijëve pas moshës 1-vjeçare dhe të rriturve, u nevojiten 10 mikrogramë vitaminë D në ditë. Mikrogrami është 1.000 herë më i vogël se miligrami (mg).

A është e mundur të teprohet me vitaminën D?

Ka mundësi të merret tepër vitaminë D dhe kjo mund të jetë e rrezikshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë, shpjegon që me konsumimin e tepërt të supelmenteve të vitaminës D, ka shumë mundësi që të arrihet deri te sasia tepër e madhe e kalciumit në trup.

Kjo mund të dobësojë eshtrat dhe të dëmtojë veshkat dhe zemrën.

Të gjithë të rriturit dhe fëmijët e moshës midis 11-të dhe 18-të vjeç, kurrë nuk bën të konsumojnë më shumë se 100 mikrogramë vitaminë D në ditë.

Fëmijët e moshës midis një dhe dhjetë vjeç, nuk do të duhej të konsumonin më tepër se 50 mikrogramë në ditë, ndërkaq foshnjat nën 12-të muaj nuk do të duhej të merrni më tepër se 25 mikrogramë në ditë.

Zjarr Tv Ad