Sali Berisha të premten përmbyll “Foltoren”

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeministri Sali Berisha të premten do mbajë foltoren në Laç, që do jetë edhe përmbyllësja. Foltorja do të mbahet në orën 17:00 tek Pallati i Kulturës “Kok Malçi”, ku u ka bërë thirrje demokratëve që të marrin pjesë.

Kujtojmë që Berisha nisi “Foltoren” pasi kreu i PD, Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD, pasi SHBA e ka shpallur së bashku me familjen “non grata”. Berisha nisi foltoren për të mbledhur firmat nga delegatët e PD, për të thirrur Kuvendin Kombëtar të kësaj partie duke pretenduar shkarkimin e Bashës.

Berisha madje në një nga “Foltoret” që ka mbajtur ka thënë se sapo të shkarkohet Basha ai do kandidojë vetë për kreun e PD. Ish kryeministri ka njoftuar se Kuvendi i PD do të mbahet në 11 dhjetor, ndërsa Basha është shprehur se me 11 mund të ketë ndonjë mbledhje, por që Kuvendi do të mblidhet me 18 dhjetor.

Zjarr Tv Ad