Samsung: probleme me ekranin e smartfonit të palosshëm

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë mbërritur kritikat mbi smartfonin e parë të palosshëm, Galaxy të Samsung. Telefoni, i cili do të dalë në shitje më 26 prill në Shtetet e Bashkuara për 2 mijë dollarë, u vu në dispozicion të gazetarëve, disa prej të cilëve raportuan dhe dokumentuan keqfunksionime dhe prishje të ekranit pas 1-2 ditësh përdorimi.

Një zëdhënës i kompanisë shpjegoi se telefonat e përfshirë do të inspektohen. Ndërkohë, titulli i Samsung shiti 3% në bursën koreane, ndërkohë që shtypi në internet sjell ndër mend flopin e Galaxy Note 7, i tërhequr nga tregu në fund të vitit 2016 për shkak të një problemi të baterisë.

Dieter Bohn i The Verge ka shkruar një artikull me titull “Ekrani i Galaxi-t tim u thye pas vetëm një ditë”, duke treguar fotot e pajisjes së dëmtuar.

 

Zjarr Tv Ad