Në ditën e 10 të protestës senatet akademike të Universiteteve të Durrësit e Korçës vendosën të marrin përsipër plotësimin e kërkesave të studentëve protestues që u drejtohen direkt këtyre institucioneve.
Vendimi i Senatit të Universitetit “Fan Noli” pasoi një diskutim të tensionuar me studentët të cilët e braktisën takimin pasi hodhën akuza ndaj rektorit.
Pas largimit studentët thanë se mundësia e dialogut u dogj edhe me universitetin, ndaj protesta do të vijojë duke u përshkallëzuar.
Ndërkohë Senati Akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës i ka pranuar kërkesat e studentëve dhe i ka kërkuar administratorit që të nxjerrë kostot për të shqyrtuar mundësinë e përgjysmimit të tarifave të studimit.
Ndërsa studentëve të Vlorës do tu duhet që të presin të henën për të marrë përgjige për 5 kërkesat e tyre direkt për Universitetin “Ismail Qemali”.
Mes kushteteve bie në sy ajo e mesatares 7 për pranimet në Universitetin “Ismail Qemali”.
Studentët e Gjirokastrës vijuan protestat me tetë ndërsa ata të Elbasanit e Shkodrës iu bashkuan tubimit para kryeministrisë.
Ndërkohë Me sloganin për “Demokraci”, një grup të rinjsh nga mirdita janë nisur në këmbë drejt Tiranës në shenjë solidariteti me studentët që protestojnë prej 10 ditësh për arsim më të lirë e cilësor.