Senatorja demokrate kandidate për Shtëpinë e Bardhë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Senatorja amerikane, Kamala Harris njoftoi sot kandidaturën e saj në zgjedhjet presidenciale 2020, duke iu bashkuar grupit të pretendentëve demokratë që shpresojnë të pengojnë Donald Trumo nga marrja e një mandati të dytë.

“E ardhmja e vendit tonë varet nga ju dhe miliona persona të tjerë që grejnë zërin për të mbrojtur vlerat amerikane. Për këtë arsye jam kandidate për t’u bërë presidente në SHBA”, deklaroi ajo në një video të publikuar në “Twitter”.

Senatorja 54 vjeç zgjodhi një ditë feste në SHBA, ku kujtohet lindja e Martin Luther King, për të bërë këtë deklaratë, një simbol për këtë vajzë emigrantësh prindërit e të cilës kishin marrë pjesë në lëvizjen e të drejtave civile.

Zjarr Tv Ad