SHBA-ja i mundëson Pakistanit pjesëmarrje në trajnimet ushtarake

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ky vendim reflekton një përmirësim të marrëdhënieve të tensionuara në mes të të dyja shteteve, pas ngjitjes në pushtet të Imran Khanit. Trump ka mirëpritur kryeministrin pakistanez në Shtëpinë e Bardhë në muajin korrik, derisa Uashingtoni disa herë ka mirëpritur ndihmën e Islamabadit në bisedimet për paqe me talibanët afganë.

Ndihma ushtarake ishte pezulluar para zgjedhjes së Khanit kryeministër në gusht të vitit të kaluar. Në shtator të 2017-ës, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se planifikojnë të pezullojnë ndihmën ushtarake për Pakistanin, derisa ky shtet të marrë hapa më të mëdhenj për shkatërrimin e atyre që Trump i ka quajtur “streha të sigurta” për grupet militante kundër Afganistanit.

Në total, ndihma ushtarake e pezulluar e SHBA-së për Pakistanin ka vlerën e 2 miliardë dollarëve. Pakistani ka mohuar se strehon terroristë dhe ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke shfrytëzuar Islamabadin si viktimë për dështimin që kanë përjetuar në luftën gati 18-vjeçare në Afganistan.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se pezullimi “ka ndikuar në zvogëlimin e përjashtimeve për programet që mbështesin interesat jetike të SHBA-së”, transmeton rel.

Ajo ka thënë se Uashingtoni “ka miratuar Programin Ndërkombëtar për Edukim Ushtarak dhe Trajnim për Pakistanin, por meqë është përjashtim, ky vendim është subjekt i miratimit nga Kongresi”.

Komitetet e Kongresit që kanë juridiksion në këtë proces, nuk kanë komentuar vendimin e administratës.

Zjarr Tv Ad