Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar një tjetër ndihmë për Shqipërinë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Ambasada e SHBA shkruan në “Facebook” se qeveria e SHBA ka dhënë një shtesë fondesh prej 346,000 dollarësh për Shqipërinë.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID/Albania, ka dhënë një shtesë fondesh prej 346,000 dollarësh për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër pandemisë. Këto fonde ishin shpallur më parë si pjesë e angazhimit mbi 11 milionë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për luftën kundër pandemisë COVID-19 në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.