Shpeshherë flitet për “premium” duke iu referuar imazhit, ekskluzivitetit dhe përmbajtjes.
Megjithatë, gara për produkte luksoze, përfaqëson për prodhuesit një prej zgjidhjeve më të efektshme për të rregulluar të ardhurat pa qenë e nevojshme që të zhvlerësojnë produktet e tyre me ulje të tepruara.
Për një shtëpi automobilistike, “të hysh” në segmentin premium do të thotë të ofrosh një veturë me një çmim të lartë, që zakonisht nuk përputhet me atë që të ofron automjeti dhe veçoritë e tij ekstra, shkruan revista automobilistike “HDMOTORI”.
Këtë e shohim më së miri në fushën e elektronikës së konsumit (ku “Apple” që la marzhin më të lartë të fitimit për çdo smartfon të shituar) dhe konfirmohet edhe në sektorin automobilistik, sipas një studimi të kryer nga profesori i ekonomisë i Universitetit të Duisburgut, Ferdinand Dudenhoffer, ku “Ferrari” është marka automobilistike me marzhin më të lartë të fitimit në gjashtë muajt e parë të vitit.
Me një fitim prej 69 000 eurosh për çdo veturë të re të shitur, prodhuesi i superveturave në Maranelo mund të gëzojë nga të ardhura të shkëlqyera. Kjo është meritë e disa faktorëve, si ekskluziviteti i markës që mundëson rritjen e çmimeve, prodhini në seri i kontrolluar (me lista të gjata pritjeje që rrisin edhe më shumë joshjen nga produktet), por mbi të gjitha aftësia e punonjësve të marketinut të “Ferrari”-t për të propozuar programe personalizimi shumë fitimprurëse, në gjendje të rrisin vlerën bazë me më shumë se 50%.
Nëse tek “Ferrari” arrijnë të bëjnë më mirë nga të gjithë (ne fakt disa prodhues is “Lamborghini” dhe “Rolls-Royce” nuk i bëjnë publike këto të dhëna) prodhuesit e “Porche” nuk mund të qahen, me 17 000 euro fitin për çdo veturë të shitur. Marzhi i fitimit nga prodhuesi i Zufenhauzen është rreth dy herë më i lartë se sa prodhuesit e tjerë gjermanë, si BMW-ja, “Audi” dhe “Mercedes-Benz”, të ardhurat e të cilëve janë rreth 9 000 euro për veturë, transmeton Atsh.
Më pak eficent është “Maserati” (5 000 euro), për të mos folur pastaj për “Jaguar” dhe “Land Rover”, që fitojnë vetëm 800 euro për veturë.
Por, mes prodhuesve të markave “premium” dhe “luksoze”, ka edhe më keq, madje harzhojnë para për çdo veturë të shitur, ky është rasti i “Tesla” (- 11 000 euro) dhe “Bentley” (- 17 000 euro).
Por arsyeja e këtyre shpenzimeve vjen për shkak të mungesës së të ardhurave nga investimet e rëndësishme që dy markat kanë bërë, në njërën anë për të rritur gamën e produkteve dhe në tjetrën për të nxitur elektrifikimin. Një situatë e përkohshme, pra janë në pritje të momentit të kthesës (çasti në të cilin fillohen rekuperohen investimet e bëra dhe gjenerohen të ardhura).