Shikoni momentin kur Presidenti Donald Trump braktis intervistën/ Gazetarja shokohet(Video)

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është bërë publik momenti kur presidenti Donald Trump, ka lënë në mes intervistën në emisionin “60 minuta”, pasi sipas tij pyetjet që i janë bërë, kanë qenë më të sikletshme se ato për Joe Biden.

Refuzimi i Trump, për të ndjekur pyetjen e gazetares Lesley Stahl, shkaktoi t*razira në mediat sociale dhe ishte vetë Presidenti, ai që vendosi që të bënte publike videon.

“Shikoni paragjykimin, u*rrejtjen dhe vrazhdësinë në emisionin 60 Minutes”, tha Trump.

Presidenti u largua nga intervista pas 45 minutash, duke i thënë rrjetit se besonte se u kishte dhënë atyre mjaft material, para se t’i akuzonte për njëanshmëri ndaj rivalit demokrat Joe Biden.

“Nuk është e drejtë. Këtë e bëni me mua, ndërsa me Biden flisni me të butë”, shprehet Trump në video, ndërsa gazetarja mundohet që të ruajë qetësinë, por i kërkon që të shmangë krahasimin me Biden.

Në këtë çast, ndërhyn producenti që thotë se s`ka dhe shumë kohë dhe se duhet të vijojnë me përgjigjet, fiks në këtë çast, Presidenti zgjedh të largohet nga studio.

 

Zjarr Tv Ad