Shkencëtarët: Ja si mposhtet virusi i SIDA në pak muaj

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkencëtarët amerikan kanë zbuluar mënyrën që me muaj ta mposhtin virusin HIV në trupin e pacientit duke përdorur doza të dyfishta të antitrupave, të cilat mund të sjellin deri te ndryshimi i plotë në mënyrën e shërimit të kësaj sëmundje, transmeton agjencia AFP. Në botë është duke u rritur numri i të infektuarve me HIV të cilët po i përdorin barërat, por ata duhet të respektojnë rregullat strikte në mënyrë që të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të marrin barëra deri në fund të jetës.

Hulumtuesit theksojnë se kombinimi i dy proteinave, të njohur sipas kundër efektit të tyre ndaj HIV-it, mund ta mposhtin këtë virus deri në 30 ditë në trupin e pacientit, dhe kjo jep shpresë se është e mundur të zhvillohet trajtimi i të infektuarve me HIV i cili nuk nënkupton marrje të barërave për çdo ditë, pretendon AFP.
Trajtimi i sigurt dhe i besueshëm me antitrupa mund të hap mundësi për pacientë të cilët jetojnë me virusin HIV, ka vlerësuar drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në Merilend Anthony Fauci.
Ai ka përfunduar se trajtimi me antitrupa paraqet hapin e parë në zhvillimin e formave të reja të shërimit.
Hulumtuesit theksojnë se rezultatet e para me antitrupa premtojnë, por se duhet më shumë hulumtime në mënyrë që të zgjatet koha në të cilën antitrupat janë aktiv në mposhtjen e virusit HIV.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara të vitit 2017, 1,8 milion njerëz janë të infektuar me virusin HIV, ndërsa 940.000 kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Zjarr Tv Ad