Shokë dhe shoqe mirmbrëma.
Një fushatë e ethshme sulmesh e përbaltjesh nga të gjitha anët ka shpërthyer ndaj nënës parti, e qeverisë tonë nën drejtimin e udhëheqësit tonë legjendar Lartgjatësisë së tij. Armiku I brëndshëm në bashkëpunim me armiqtë e jashtëm inskenuan një skenë të turpshme ku një vajzë e sponsorizuar nga armiqtë I ofronte një vënd pune vëllait të lartgjatësisë së tij – Shukriut – në shkëmbim të favoreve Seksuale. Në këto kushte Shukriu I shkretë pranoi dhe I bëri një filmim agresores që kërkonte të abuzonte seksualisht me të .
Që në fillim Shukriu e kishte biseduar me të shoqen e cila e kishte porositur që te vishte një palë brekë te grisura ku do të fshihte mikrofonin. Mikrofoni ishte me kabëll që të mund ta gjenin pas filmimit.
Në këto kushte të luftës së egër të klasave kundër pushtetit popullor I bejmë thirrje intelektualëve të ndershëm e të pavarur Andrea Stefani, Mer0 Baze, Lorenc Vangjeli e të tjerë që të ngrenë zërin e tyre e ti dalin në mbrojtje partisë mëmë.
Poliagjenti me inicialet B.L. nga qyteti me targen V.L. ose siç njihet ndryshe Kryetari I Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj nga Vlora, agjent I cias, kgbse, bbf-se, fmn-së okb-së, be-së uefas fifas dhe ekipit të Flamurtarit në një përgjim të interceptuar së fundmi kur e kanë pyetur se çfarë mendimi kë që të ka dale emri në përgjime thuhet se ky bir I deklasuar I një familjeje me origjinë balliste, është përgjigjur se ka 20 e kusur vjet me po ate nr telefoni dhe se përgjimet dhe ai që I realizon ato I rruajne to…pet dhe se në Labëri na paskërka një shprehje që thotë mos shko pas dashit se nuk I bien bo….e dini vetë në shesh…
I themi këtij armiku të klasës që të bie s’të bie gjë ne pas na ke!
Një fluks të madh vizitash ka patur në repartet e orl-ve dhe tek psikiatrët e spitalit 5. Qytetarë të ndryshëm kanë deklaruar që po vizitohen në masë nga sytë dhe nga mendtë e kokës pasi ose janë qorra ose të çmendur që nuk po shohin kund e nuk po kuptojnë ku janë arritjet e shkëlqyera që trumbetohen çdo ditë nga ministrant tanë të lavdishëm qe marrshin nga ditët e sahanlëpirësve të tyre ishalla.
Motoja edhe bar do të hamë e parimet nuk I shkelim po eksperimentohet së fundmi te qentë.
Pas këtij eksperimenti që rezultoi me sukses pritet që të gjithë shqiptarët të ndjekin rrugën e këtyre qenve.
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion