Shmanget tragjedia në Kosovë, dy avionë me 300 persona rrezikuan përplasjen! Çfarë ndodhi?

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





300 pasagjerë rrezikuan jetët e tyre në hapësirën ajrore të Kosovës, më datën 24 shkurt të këtij viti, kur aeroplanët në të cilët po udhëtonin rrezikuan të përplaseshin me njëri-tjetrin.

Rreth orës 15:30 në hapësirën mbi Ramoc të Gjakovës në datën e sipërpërmendur, aeroplani i linjës Prishtinë-Malmo i operatorit “Trade Air”, për pak sa nuk u përplas me aeroplanin e linjës që vinte nga Dyseldorfi, që operohej nga kompania bullgare “GP Aviation”.





Burime të “Kiks Kosovës” bëjnë të ditur se Agjencia e Shërbimit të Navigimit Ajror nuk e kishte vërejtur se dy aeroplanët ishin duke shkuar në drejtim të përplasjes.

Por këtë e kuptuan nga një telefonatë nga “Alb Kontrolli i Shqipërisë”, të cilët alarmuan kolegët nga Kosova se diçka nuk ishte në rregull me aeroplanët e linjës “GP Aviation” nga Bullgaria dhe “Trade Air” nga Kroacia.

Të gjendur nën habi para këtij fakti, kontrollorët që nuk kishin vërejtur se aeroplanët po ecnin në trajektore të njëjtë, u vonuan dhe nuk reaguan.

Por aksidenti fatmirësisht u shmang falë sistemit të radarit brenda aeroplanit, TCAS, i cili aktivizohet vetëm në rastin kur aeroplanët shkojnë drejt përplasjes.





Ky sistem alarmi ka tre njoftime, një ndizet në largësinë prej 1000 feet (304.8 metra), i dyti në 800 feet (243.84 metra) dhe i fundit, i cili në fakt u ndez në këtë rast dhe që ndizet vetëm në shkallën më të rrezikshme afër përplasjes, pra kur aeroplanët ndodhen në largësi prej 600 feet (182.88 metra), raporon Klan Kosova.

Me gjithë kaosin e shkaktuar në pasditen e së premtes së 24 shkurtit, punëtorët e Kullës në Prishtinë heshtën.

Zjarr Tv Ad