Shqipëri-Zvicër, vëllezërit Xhaka ndezin eurosfidën

0
1247
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant dhe Granit Xhaka në një konferencë të përbashkët për shtyp të improvizuar në muzeun e FIFA-s në Zyrih treguan se kanë vendosur që të vënë bast kundër njëri-tjetrit për ndeshjen Shqipëri-Zvicër, në të cilën dy vëllezërit do të jenë kundërshtarë.

“Do të vëmë bast me njëri-tjetrin, por nuk e kemi vendosur ende se çfarë”, tha Taulanti, ndërsa batuta e Granitit ishte se “do të dalim nga fusha e lojës me karton të kuq që në minutën e dytë” kur u pyetën nëse kanë përgatitur ndonjë gjë.

xhakat intervista

Graniti u duk pak i ngrysur kur vëllai i tij deklaroi se Shqipëria kishte shanse të dilte fituese meqë Zvicra kishte “probleme në mbrojtje”, megjithatë nxitoi të ulte “tensionin”.

“Gjëja e fundit që dëshironim ishte të luanim kundër njëri-tjetrit. Por do të jetë një ndeshje shumë speciale. Ne jemi jo vetëm vëllezër, por edhe shokët më të mirë të njëri-tjetrit. Asgjë në botë nuk mund të na ndajë, aq më pak një ndeshje futbolli”, tha Graniti.

Ndërkohë, mesfushori i kombëtares shqiptare u ngacmua nga gazetarët edhe për lojën e tij të ashpër. “A do t’i thyej këmbët vëllait? Unë dëshiroj të luaj fort, por jo në mënyrë josportive”, tha Taulanti.

taulant-granit-xhaka

Graniti komentoi edhe një herë mundësinë për të ndryshuar kombëtare, duke iu bashkuar Kosovës. “Në familjen tonë, ndryshimi i kombëtareve nuk ka qenë asnjëherë një çështje. Nuk e kuptoj se pse u kthye në çështje për të gjithë të tjerët”, ishin fjalët e futbollistit që luan për Zvicrën.

I qetë në këtë aspekt dukej edhe Taulanti, i cili vesh fanellën kuqezi dhe është i përqendruar vetëm te paraqitja sa më e mirë me të. “Unë dua të luaj një Europian sa më të mirë, çdo gjë tjetër nuk më intereson”, theksoi ai.

Telegrafi/d.i.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad