Shqipëria, e para në Ballkan për azilkërkuesit

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kërkesat për azil nga shqiptarët në shtetet e Bashkimit Europian në vitin 2019 ishin 5 deri 15-fish më të larta sesa fqinjët e Ballkanit. Shtetet me flukse më të larta të azilkërkuesve shqiptarë janë Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Mijëra shqiptarë vazhdojnë të tentojnë çdo vit strehimin në vendet e Bashkimit Europian për shkaqe ekonomike dhe politiko-sociale.

Kërkesat nga azilkërkuesit shqiptarë në shtetet e BE-së u rritën me 7 për qind në vitin 2019 nga viti i kaluar.

Sipas Agjencisë Europiane për Mbështetjen e Azilit, në nivel vjetor totali i aplikimeve për herë të parë arriti në 20,256, me një mesatare prej afro 1,700 aplikimesh për azil çdo muaj.

Në nivel rajonal, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria ishte pesëfish më i lartë sesa ata nga Serbia, që raportoi rreth 3,900 aplikime për azil, Kosova 2,765, Maqedonia e Veriut 2,680, dhe Bosnjë-Hercegovina, 1,313.

Në rastin e Shqipërisë, autoritetet refuzuan mbi 94 për qind të kërkesave për status refugjati dhe për mbrojtje sipas të drejtave ndërkombëtare të njeriut.

Kjo përqindje për vendet e rajonit ishte më e ulët, vetëm 1 për qind kërkesa të pranuara për azil.

Listën e përgjigjeve pozitive sipas përqindjes së aplikimeve e kryesuan të ardhurit nga vendet në luftë, sirianët dhe jemenasit.

Në vitin 2019, kërkesat për azil nga e gjithë bota në vendet e BE-së u rritën me 13 për qind në mbi 700 mijë.

Aplikimet më të shumta erdhën nga sirianët dhe afganët, por mes 10 kombësive kryesore ishin edhe turqit, iranianët, nigerianët dhe shqiptarët.

Zjarr Tv Ad