Shqipëria në histori, në vendin e 22-të të FIFA-s

0
855
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dita e nesërme mund të jetë ditë historike për Shqipërinë. Për herë të parë kombëtarja jonë do të jetë në vendin e 22-të të renditjes së FIFA-s. Fitorja e fundit me Francën dhe pikët e fundit në tavolinë që morëm nga ndeshja me Serbinë, na fluturojnë kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi mes 22 skuadrave më të mira të Botës.

14 vende kapërcim nga pozicioni i 36-të në atë të 22-të pritet të bëjë nesër zyrtarisht kombëtarja shqiptare. Një histori më vete kjo, pasi brenda 2 muajve kuqezinjtë ngjisin 29 vende.

Por jo vetëm kaq, Shqipëria është skuadra që do të ngjitet më shumë në 50 vendet e para dhe jo vetëm. Shqipëria do të lërë pas për herë të parë në historinë e vet futbollistike Francën, Danimarkën, Ganën, USA, Rusinë dhe Suedinë dhe pas 14 vitesh e 7 muajsh do të dalë mbi Bosnjën.

Vetëm një muaj më parë kishin thyer një tjetër barrierë në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë e Xhani De Biazit aktualisht janë në vendin e 36 në klasifikimin e muajit korrik. Ekipi shqiptar ka thyer kështu, rekordin e vet të 2013-ës. Ky është rezultati më i mirë që kombëtarja kuqezi ka arritur, në të gjitha kohërat dhe përbën një rekord historik për ekipin tonë përfaqësues.

Zjarr Tv Ad