Duke filluar nga dita e djeshme, ka hyrë në fuqi, marrëveshja për lëvizjen e qytetarëve, nga Shqipëria drejt Serbisë dhe anasjelltas, vetëm me karta identiteti.
Ky lajm, është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”.
Tashmë, shqiptarët mund të lëvizin vetëm me karta indetiti në 5 shtete: Serbi, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni dhe Bosnjë Hercegovinë.
Tashmë, për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, kartë identiteti biometrike” – kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Kujtojmë që; marrëveshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, është nënshkruar në nëntor të vitit 2020, gjatë një takimi online mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në prani gjithashtu dhe të Kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.