Shqiptarët në Hagë mbështesin presidentin Thaçi: Nuk kemi hero për të sakrifikuar

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Hagë dhe në diasporë janë mbledhur para objektit të Dhomave të Specializuara, ku me pankarta në duar kanë shprehur protestën e tyre kundër Gjykatës Speciale. Në disa prej pankartave që mbanin në duar shiheshin mesazhe si:

“Nuk kemi hero për të sakrifikuar!”, “Ku është drejtësia për 20 mijë gra të dhunuara nga regjimi serb?”, “Ku është drejtësia për mbi 13 shqiptarë civilë të vrarë?”, “Hashimi nuk është thjesht një emër, është simbol i një epoke të ndritur!”, “Çka do t’iu themi ne fëmijëve të personave të zhdukur nga regjimi i Millosheviqit?”, etj. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është paraqitur në Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar, ashtu siç kishte marrë ftesën ditë më parë. Në një prononcim të shkurtër për media, Thaçi tha se beson të drejtësia dhe e vërteta dhe ky ishte çmimi i lirisë që duhet ta paguajë.

“Sot jam këtu në respekt të ëndrrës time dhe për atë që kam luftuar, një Kosovë të lirë dhe të pavarur, bazuar në të drejta të barabarta dhe në sundimin e ligjit. Jam gati të përballem me sfidat e reja dhe të fitoj, për djalin tim, për familjen time dhe për vendin tim. Askush nuk mund ta rishkruajë historinë. Ky është çmimi i lirisë. Unë besoj në paqe, në të vërtetën dhe në drejtësi. Unë besoj në dialog dhe në marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Kosova është një histori suksesi dhe unë jam shumë krenar. Destinacioni i Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian, NATO dhe marrëdhëniet e mira me SHBA,” deklaroi Thaçi. Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura

Zjarr Tv Ad