SHTATË MREKULLITË E BOTËS ANTIKE

0
995
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Piramida e Madhe e Gizës

Piramida e Madhe e Gizës qëndron ende në këmbë në Egjiptin Verior.E ndërtuar në vitin 2525 Para Krishtit si varri i faraonit të dinastisë së katërt Kufu, ajo është më e madhja nga tre piramidat e Gizës. Lartësia e saj origjinale prej 146.5 metrash, e bëri piramidën strukturën më të lartë të ndërtuar nga njeriu në botë, deri kur rekordin e theu Katedralja Linkoln në shekullin XIV.Përgjatë shekujve shtresa e jashtme e piramidës është gërryer, duke e reduktuar me gati 8 metra lartësinë e saj. Vlerësimet e fundit, sugjerojnë se u deshën rreth 14 vjet për të transportuar dhe vendosur njëra mbi tjetrën 2.3 milionë blloqe guri.

Mauzoleumi në Halikarnasus

Gjatë jetës së tij, Mauzolusi i plotfuqishëm ndërtoi një kryeqytet të ri për veten dhe gruan e tij Artemisën në Halikarnasus (në bregdetin e sotëm perëndimor të Turqisë), duke mos kursyer asgjë për ta mbushur atë me statuja dhe tempuj të bukur mermeri.

Statuja e Zeusit

Olimpia, ishte një vend i shenjtë në Greqinë e lashtë, dhe vendi i Lojërave të para Olimpike. Dhe cila ishte mënyra më e mirë për të respektuar Perëndinë kryesore të Grekëve të Lashtë, sesa të ndërtohej për të një statujë gjigante? Kjo është ajo që bëri skulptori Fidia, kur realizoi kryeveprën e tij në tempullin e Zeusit në Olimpia në vitin 435 Para Krishtit.

Kopshtet e Varura të Babilonisë

Përshkrime të hollësishme ekzistojnë në shumë tekste antike, greke dhe romake, por asnjë mrekulli tjetër nuk është më misterioze se sa Kopshtet e varura të Babilonisë. Tek e fundit, të gjitha dëshmitë janë të dorës së dytë, dhe nuk ka ende prova përfundimtare se ato kanë ekzistuar vërtet.

Fari i Aleksandrisë

Fari nga arkitektit grek Sostratusi nga Knidusi. Punimet zgjatën më shumë se një dekadë, dhe përfunduan gjatë mbretërimit të Ptolemeuy II në vitet 280-70 Para Krishtit.

Mendohet se Fati kishte një lartësi prej 140 metrash, duke e bërë atë strukturën e dytë më të lartë të ndërtuar nga njeriu në Antikitetit, pas Piramidës së Madhe të Gizës. Kulla ishte e ndarë në një bazë katrore, një seksion të ndërmjetëm 8-këndor, dhe me një seksion të sipërm cilindrik.

Tempulli i Artemisës

Në fakt ky tempull u ndërtua dhe u rindërtua disa herë në Efes, në Turqinë e sotme. Monumenti u shkatërrua nga një përmbytje në shekullin VII Para Krishtit, nga një zjarrvënës i quajtur Herostratus në vitin 356 Para Krishtit, që në këtë mënyrë shpresonte të arrinte famën me çdo kusht, si dhe nga një sulm i gotëve të Gjermanisë Lindore në shekullin III.

Gjigandi i Rodit

I ndërtuar në vitin 282 Para Krishtit, Kolosi i Rodosit ekzistoi për më pak se 60 vjet, por kjo nuk e zbehu famën e tij. Statuja kushtuar Perëndisë së Diellit, Helios, mori 12 vjet kohë për t’u realizuar nga skulptori Kares nga Lindosi, për të festuar një triumf ushtarak pas një rrethimi 1-vjeçar.

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad