SHTATORI I SUPERDERBIT TË MILANOS DHE I PËRPLASJEVE MES TË MËDHENJVE PËR SUPREMACI NË SERIE A EKSKLUZIVISHT NË TRING SPORT

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Serie A ka nisur dhe shtatori do të jetë një spektakël i vërtetë me superderbi
dhe përplasje titanësh.

Me një kampionat krejtësisht të paparashikueshëm që në start për disa prej
skuadrave, është koha të shtrohen sërish letrat dhe mundësitë në tavolinë, ose
më saktë, në fushë.

Ndeshjet e para të mëdha të një sezoni që duket se do të jetë i luftuar deri në
çastin e fundit, do të jenë që në javën e tretë, në fundjavën e 1 shtatorit, kur
në “Allianz Stadium” Juventusi, që duket se i është rikthyer shkëlqimit, do të
presë e sfidojë Romën e Daniele De Rossit, të etur për të shijuar fitoren e parë
të sezonit. Por edhe në “Stadio Olimpico” ku shqiponjat kryeqytetase të Lazios
do të presin Milanin, që këtë herë, për emrin e skuadrës dhe për tifozerinë e
zjarrtë, do të luftojë për jetë a vdekje, sepse nisja e kthesës pas zhgënjimit, nuk
është më alternativë por detyrim.

Ndërkohë, shtatori sjell edhe derbin e parë të sezonit 2024-2025, që ndodh të
jetë edhe ai më elektrizuesi, më i shumëprituri për tifozeritë e dy kampeve
kundërshtare, Superderbi i Milanos, që do të luhet fundjavën e 22 shtatorit,
kur sytë e të gjithëve do të jenë në San Siro dhe në Tring Sport, për një përvojë
ekskluzive dhe të paharrueshme. Inter kundër Milan, zikaltrit kundër
kuqezinjve, dy skuadrat legjendare të kryeqendrës lombarde, shkojnë në një
përballje që vit pas viti dhuron emocione dhe spektakël. Të besuarit e Inzagit si
kampionët në fuqi, ndërsa djajtë e kuq të Fonsekës, si skuadra që mbart me
vete dhe synon t’i rikthehet me çdo kusht lavdisë. Në fushë do të zbresin
Lautaro, Turham, Çalhanoglu, Leao, Teo Hernandez, Morata e shumë
kampionë e shumë talente të tjera në një betejë dhëmb për dhëmb.

Sakaq, po fundjavën e 22 shtatorit, në krye të pankinës së Napolit, Konte do të
përballet me sfidën e parë të madhe, atë kundër Juventusit së Thiago Motës,
që ka nisur një rrugëtim të pandalshëm me fitore bindëse. Vlahoviç, Mbangula,
Gatti, Kvaratshkelia, Raspadori, ndoshta edhe Lukaku, të gjithë në fushë për një
qëllim, fitoren dhe 3-pikëshin me shije triumfi.

Nuk do të mungojnë as të tjera sfida emocionuese, si ajo mes Atalantës së
kapitenit Berat Djimshiti, kundër Fiorentinës, apo ajo mes Romës së Dybalës
dhe Udinezes, përkatësisht në javën e katërt dhe të pestë të kampionatit.

Por nuk mbaron me kaq, sepse edhe në “Coppa Italia” do të luhen 1/8-at, ku
Genoa dhe Napoli do të kenë përballë Sampdorian dhe Palermon në dy takime
plot adrenalinë dhe dëshirë për të fituar.

Ç’t’ju themi? Shtatori do të jetë e skena ku do të luhen superderbi dhe
përplasjet mes të mëdhenjve për supremaci në SERIE A, në kampionatin e
futbollit më të dashur për të gjithë tifozët shqiptarë. Dhe siç e dini tashmë, i
vetmi ekran ku mund t’i shijoni të gjitha këto emocione, në shtëpi apo kudo që
ndodheni, është vetëm TRING SPORT, pasi Serie A, Coppa Italia dhe
Supercoppa do të jenë ekskluzivitete absolute të pltaformës të paktën deri në
vitin 2029 dhe s’do të mund të ndiqen askund tjetër.

Jemi zyrtarisht në stinën më të bukur televizive dhe kanalet TRING SPORT do
të jenë arena e kompeticioneve më elitare botërore, pasi TRING është
platforma më e madhe sportive në vend, me propozimin më të pasur e
gjithëpërfshirës për çdo tifoz e familje.

Zjarr Tv Ad