Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pala greke ka shtyrë vendimi për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës deri në datën 7 Janar 2021, një lajm ky i konfirmuar nga drejtoria vendore e kufirit dhe emigracionit në Korçë.
Në datën 20 Nëntor, pala greke vendosi mbylljen e plotë të kësaj pike kufitare, ndërkohë që, në datën 3 Dhjetor vendimi u ndryshua duke lejuar këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.
Për personat të cilët do të duan të shkojnë për në Greqi, e vetmja pikë kufitare aktive ngelet ajo e Kakavijës, e cila ende ruan kuotën prej 700 personash.
Për shkak të festave të fundvitit, pritet që lëvizjet në hyrje të Republikës së Shqipërisë të shtohen.