SKANDAL/ Furtunë në Komisariatin nr. 2!Pas arrestimit të Altin Morinës, Ilir Proda shok i ngushtë i tij shkarkon dhe denigron policët. Ja reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm për Zjarr Televizion

0
589
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 3 prillit, Policia e Shtetit bëri të mundur arrestimin e një eksponenti të botës së krimit, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej majit të vitit 2024 në kuadër të operacionit “Revanshi, Altin Morina.

Arrestimi i tij u bë i mundur nga efektivët e Komisariatit numër 2.

Por ç’ndodhi pas këtij momenti?

Një furtunë shkarkimesh, denigrimesh dhe uljesh në detyrë kanë ndodhur për blutë e këtij Komisariati, vetëm dy ditë pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s, i cili është mik i ngushtë i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Kjo situatë tregon qartë lidhjen e shtetit me kriminelët. Altin Morina, edhe pse ishte me disa vepra penale dhe i shpallur në kërkim, lëviste i lirë kudo, sepse miku i tij Ilir Proda e kishte garantuar që askush nuk do ta cënonte.

Në momentin që policia e Shtetit bën punën e vetë me devotshmëri, në vend që të vlerësohen, i denigrojnë.

Stafi i Zjarr Televizion për të sjellë vërtetësinë e lajmit, komunikoi me Ilir Prodën me mesazhe të cilat do të bëhen publike, duke na sorollatur për të na drejtuar te Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi sipas tij ai nuk mund të përgjigjet për 12 mijë punonjësit e policisë.

Ne do jemi duke e ndjekur në vazhdimësi këtë lajm, si një media e pavarur, që qytetarët e këtij vendi të trajtohen me dinjitet./ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad