Skandali i radhës i Veliajt, fsheh listën e qytetarëve që përfitojnë kredi të buta

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli Bashkiak do të mblidhet të premten në orën 16:00 dhe do të miratojë disa vendime, ku mes tyre buxheti për vitin e ardhshëm dhe dhënia e kredive të buta për qytetarët që nuk kanë banesa.

Por ndonëse kanë mbetur vetëm dy ditë nga mbledhja, Bashkia nuk ka publikuar listën e përfituesve të kredive të buta. Në njoftimin e bërë jepet vetëm relacioni i përfituesve, por pa dhënë emrat.

Kjo skemë ngjan abuzive nga ana e kryetarit të bashkisë dhe stafit të tij, për të ndryshuar listën deri në momentin e fundit.

Anëtarë të opozitës dhe mazhorancës në komisionet përkatëse bëjnë me dije përPolitiko.al se nuk kanë një listë që të diskutohet përpara mbledhjes.

Një anëtarë i këshillit bashkiak i pyetur nga Politiko.al, bën me dije se kjo është hera e parë që dy ditë përpara mbledhjes askush nuk e di nga Këshilli Bashkiak se kush janë përfituesit.

Ajo që mësohet nga burime nga Bashkia është fakti se lista do të jetë gati gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, gjë që bie ndesh me praktikën e deritanishme të Këshillit Bashkiak.

 

R E L A C I O N PËR MIRATIMIN E FAMILJEVE/APLIKUESVE QË PËRFITOJNË NGA PROGRAMI SOCIAL “SUBVENCIONIMI I INTERESAVE TË KREDISË”, PËR VITIN 2018

Në mbështetje të nenit 8, pika 2, nenit 9, pika 1, nënpika 1.1, shkronja “b”, nenit 24, nenit 54, nenit 55, pikat 2 dhe 6, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr. 9232, datë 13.05.2004, “Për strehimin social”, vendimit nr. 28, datë 29.03.2018, të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e programit social të strehimit ”Subvencionimi i interesave të Kredisë”, hartuar sipas udhëzuesit operacional për zbatimin e tij, vendimit nr. 132, datë 21.12.2017, të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2018-2020 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2018”, të ndryshuar, pikës 14, të vendimit nr. 574, datë 29.08.2012, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e dokumentacionit, që duhet të paraqesë familja për t’u strehuar sipas njërit prej programeve sociale të strehimit, dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”, si dhe në vijim të Raportit përmbledhës me nr. 38646 prot., datë 17.10. 2018 të Komisionit të Strehimit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale i parashtron Këshillit Bashkiak relacionin si më poshtë vijon:

Strehimi është sot një problem i mprehtë social për qytetin e Tiranës, nisur nga  kërkesat e konsiderueshe të familjeve të cilat kërkojnë vazhdimisht për t’u trajtuar me programet sociale për strehim. Këto programe shërbejnë për strehimin e familjeve dhe individëve që nuk janë në gjendje ekonomike e sociale të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore. Më specifikisht, programi social i strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë” synon të mbështesë në blerjen e shtëpive të para, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës, nëpërmjet kredive hipotekore me kushte lehtësuese, e cila jepet për strehim dhe kur një pjesë e interesave të kredisë subvencnionohet nga Bashkia Tiranë.

Me anë të vendimit nr. 28, datë 29.03.2018 të Këshillit Bashkiak, u miratua programin social “Subvencionimi i interesave të kredisë”, hartuar sipas udhëzuesit operacional për zbatimin e tij.

Sipas parashikimeve të udhëzuesit, zbatimi i këtij programi do të kalonte në dy faza: Faza e parë e aplikimit, konsistonte me aplikimin e çdo aplikanti/familje që ka mbushur moshën 18 vjeç, që janë të regjistruara në zyrat e gjendjes civile të Bashkisë Tiranë dhe që në momentin e aplikimit plotësonin kushtet e përcaktuara nga ligji nr. 9232, datë 13.05.2004, “Për programet sociale të strehimit”, të ndryshuar, duke plotësuar pranë Njësisë Administrative përkatëse Formularin tip të strehimit, si dhe duke i bashkëlidhur edhe deklaratën e vërtetësisë së informacionit të pasqyruar në formularin e strehimit, kopjen e kartës së identitetit të aplikuesit dhe certifikatën familjare. Pas plotësimit të formularit, Njësitë Administrative duhej t’i përcillnin ato me shkresë zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Sociale, për të realizuar procesin e seleksionimit të formularëve të vlefshëm, sipas kritereve të përcaktuara në udhëzuesin operacional, si dhe njoftimin e të gjithë aplikantëve, nëse përfitojnë apo jo nga ky program.

Në total, në fazën e parë, pranë Njësive Administrative kanë plotësuar Formularët e Strehimit 2514 (dy mijë e pesëqind e katërmbëdhjetë) aplikues. Në përfundim të seleksionimit dhe regjistrimit të formularëve të vlefshëm, Drejtoria e Strehimit Social ka shpallur fitues të fazës së parë, 2256 (dymijë e dyqind e pesëdhjetë e gjashtë)  aplikues, si dhe ka skualifikuar 258 (dyqind e pesëdhjetë e tetë) aplikime.

Pas njoftimit të aplikantëve fitues, si dhe pas përfundimit të shqyrtimit të ankimimeve, është vijuar me zbatimin e fazës së dytë të këtij programi, i cili ka filluar me shpalljen e njoftimit publik drejtuar familjeve/aplikantëve përfitues të fazës së parë, për dorëzimin e dokumentacionit të përcaktuar në udhëzuesin operacional.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale, me anë të shkresës me nr. 27385 prot., datë 13.07.2018, ka njoftuar aplikantët në lidhje me dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar dhe afatin e depozitimit të tyre pranë Bashkisë Tiranë.

Në përfundim të afateve përkatëse, struktura përgjegjëse e Bashkisë Tiranë (Drejtoria e Strehimit Social) ka administruar dhe shqyrtuar në total një numër prej 1877 (një mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e shtatë) aplikime, nga të cilët ka skualifikuar për mungesë dhe/ose problematikë dokumentacioni 795 (shtatëqind e nëntëdhjetë e pesë) aplikime, 3 (tre) aplikime të depozituara nëpërmjet postës së thjeshtë, të cilat janë depozituar përtej afatit të përcaktuar për depozitimin e aplikimeve, si dhe 14 (katërmbëdhjetë) aplikime janë përcjellë nga Këshilli Bashkiak, të cilat nuk janë shqyrtuar nga Drejtoria e Strehimit.

3 aplikimet e mëposhtme nuk u morën në shqyrtim nga Drejtoria e Strehimit Social, pasi ato janë depozituar përtej afatit ligjor të dorëzimit të aplikimeve, të përcaktuar nga njoftimet e publikuara nga Bashkia Tiranë.

Borda Eskiu

Milena Petriti

Marsela Filoqi

Këshilli Bashkiak i ka paraqitur për kompetencë Drejtorisë së Strehimit Social, gjithsej 14 (katërmbëdhjetë) aplikime, të cilët nuk janë marrë për shqyrtim për vendimmarrje paraprake.

Drejtoria e Strehimit Social ka seleksionuar si të vlefshme një numër prej 1082 (njëmijë e tetëdhjetë e dy) aplikimesh, të cilat i ka vendosur në dispozicion të Komisionit të Strehimit, të ngritur me vendimin nr. 62, datë 30.12.2015, të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e Komisionit të Strehimit”, duke i bashkëlidhur edhe listën e inventarit, i cili përmbante të dhënat për të gjithë dokumentacionin e dorëzuar nga aplikuesit.

 

Lidhur me veprimtarinë e Komisionit të Strehimit:

Me anë të shkresës me nr. 32012, datë 28.08.2018, Komisioni i Strehimit është njoftuar për zhvillimin e mbledhjeve për shqyrtimin e aplikimeve për programin social të subvencionimit të interesave të kredisë. Për çdo mbledhje është mbajtur procesverbali përkatës, në të cilët janë pasqyruar problematikat e dosjeve të caktuara, diskutimet për çdo aplikim, vendimmarrja për aplikime dhe problematika të caktuara, duke vendosur pikët përkatëse për çdo aplikim të suksesshëm, si dhe ka vendosur për skualifikimin e familjeve/aplikimeve, duke dhënë arsyetimet dhe justifikimet përkatëse në lidhje me këtë vendimmarrje.

Gjatë shqyrtimit dhe analizimit të 1082 dosjeve të kualifikuara paraprakisht nga Drejtoria e Strehimit, u vunë re disa problematika, për të cilat Komisioni i Strehimit mori vendimmarrjet si më poshtë:

Për një pjesë të konsiderueshme dosjesh, vërtetimi i të ardhurave nga punëdhënësi për të gjithë anëtarët madhorë, të cilët janë në marëdhënie pune dhe vërtetimi nga Drejtoria Rajonale Tatimore për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, kanë mospërputhje midis pagës së deklaruar dhe pagës së pasqyruar në vërtetim.

Për këto raste është marrë për bazë derdhja e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, pasi kompanitë operojnë me listëprezencat përkatëse, honorare, targetin e vendosur etj.

Për ato aplikime në të cilat njëri prej anëtarëve madhorë është me raport lejelindje, për të vërtetuar të ardhurat mbi të cilat kryhen përllogaritjet, do të merret në konsideratë periudha përpara barrëlindjes,duke respektuar afatin e depozitimit të dokumentave.

Për ato aplikime/aplikues në të cilat mungon vërtetimi nga zyra përmbarimore, për masën e pensionit ushqimor që përfiton sipas vendimit të gjykatës për fëmijë në ngarkim, u vendos se do të kualifikohen të gjitha dosjet ku masa e pensionit nuk ndikon në të ardhurat minimale dhe maksimale të përfituesve potencialë.

Për aplikimin/aplikuesit ku njëri prej anëtarëve të familjares rezulton të jetë me leje qëndrimi jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, do të konsiderohen si të dosje të plota, vetëm ato aplikime që përmbajnë edhe dokumentin justifikues që vërteton të ardhurat e tij/tyre.

Në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit, ky komision shqyrtoi në total një numër prej 1082 aplikime, nga të cilat:

 

77 (shtatëdhjetë e shtatë) aplikime janë skualifikuar, nga të cilat 59 (pesëdhjetë e nëntë) kanë rezultuar të parregullta dhe/ose me mangësi në dokumentacion, 6 aplikime për shkak se të ardhurat familjare rezultojnë mbi limitin e përcaktuar në udhëzuesin operacional, dhe 12 aplikime kanë rezultuar nën limitin e përcaktuar në udhëzuesin operacional.

 

Numri i dosjeve të kualifikuara në total janë 1005 (njëmijë e pesë). Duke qenë se në bazë të udhëzuesit operacional të miratuar, numri i familjeve përfituese nga ky program social strehimi do të jetë 456 (katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) dhe numri i familjeve që kanë paraqitur dokumentacion të saktë, dhe për rrjedhojë janë kualifikuar si të rregullta, janë 1005, Komisioni vendosi se pjesa prej 549 (pesëqind e dyzet e nëntë) familjeve të vendosen në listën e pritjes, e cila do të jetë e zbatueshme për rastet kur famuljet e shpallura fituese nuk paraqiten, heqin dorë, nuk pranojnë dhe/ose refuzojnë që të lidhin kontratën përkatëse me institucionin financiar bankar të përzgjedhur nga Bashkia Tiranë.

 

Pra, në total, nga 1005 aplikime të rregullta që plotësojnë kriteret për përfitimin nga progarmi I kredive të buta.

 

 

Nisur nga praktikat dhe përvojat e mëparshme, sugjerojmë që familjeve përfituese të përcaktuara në Aneksin nr. 1 të Projektvendimit, t’iu vendoset një afat prej 4 (katër) muajsh, i cili fillon nga momenti i njoftimit që do të kryejë Bashkia Tiranë, që të paraqiten pranë bankës për lidhjen e kontratës. Në rast se familjet përfituese nuk respektojnë këtë afat, atëherë kjo përbën shkak që banka të vijojë me familjet e vendosura në listën e pritjes, e cila do t’i vendoset në dispozicion nga struktura përkatëse e Bashkisë Tiranë.

 

Numri i aplikantëve përfitues, vlerat që përfitojnë dhe strukturat korresponduese për secilin prej tyre, janë të pasqyruara në tabelën si më poshtë:

 

Nr.i aplikanteve      Shuma që përfitojnë         Totali

Skualifikuar  77

Gasionere     36       4,456,850.00          160,446,600.00

1+1     337     5,348,220.00          1,802,350,140.00

2+1     81       7,130,960.00          577,607,760.00

3+1     2          8,913,700.00          17,827,400.00

Listë pritje    549                 2,839,013,450.00

Totali  1082             5,397,245,350,00

 

Sa më lart, në zbatim edhe të pikës 14, të vendimit nr. 574, datë 29.08.2012 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e dokumentacionit, që duhet të paraqesë familja për t’u strehuar sipas njërit prej programeve sociale të strehimit, dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”i propozojmë Këshillit Bashkiak miratimin e familjeve që përfitojnë nga programi social “Subvencionimi i interesave të kredisë”, për vitin 2018.

 

Zjarr Tv Ad