Sot mbyllet dhe viti I Skenderbeut. Normalisht çdo shqiptar sot pyet se çfarë na solli ky vit, çfarë bëmë në këtë vit të thirrur majekrahu fshat më fshat e qytet më qytet të rilindur urbanisht?
Bëmë! Bëmë shumë! Minimalisht çimentuam themelet e Skenderhiperboles!
Skenderhiperbolja lindi si një thirrje maje krahu e Spiropales që na e thirri Skenderbe më të gjatin e kryeministrave historikisht. Shihet qartë që ishte hiperbolë e keshtu lindi Skenderhiperbolja.
Shpejt e shpejt ta shohim se çfarë I bashkon e çfarë I ndan Skenderbeun me Skenderhiperbolen
I bashkon fakti se të dy I kanë selitë pa tapi! Skenderbeu varrin nëLezhë e Skenderhiperbolja selinë në Tiranë!
Skenderbeu I mblodhi shqiptarët duke shuar ndasitë e tyre në Lezhë.
Skenderhiperbolja I hodhi zjarr ndasive me thëniet lapidare Kazan, Kadri, Shpellar, rrotë ka**etj që I dini vetë.
Skenderbeut ja njohu pallën gjithë Europa e gjithë bota dhe e ruajnë akoma në muze në Vjenë
Skenderhiperboles ja njohën pallën gjithë faqet e para te gazetave në duart e një zonje të nderuar, sot grua e nje tjetër burri të nderuar.
Skenderbeu luftoi kundër Osmanëve,
Skenderhiperbolja shkoi I ftuar në dasma në Turqi.
Skenderbeun e ndiqnin Burra
Skenderhiperbolen e ndjekin butakë!
Skenderbeu ngeli legjendë
Skenderhiperbolja u bë e do ngelet përallë!
Sot mbaron! Sot mbyllet viti I Skenderbeut!
Rroftë Skenderhiperbolja!
Ismet Drishti