Spitali Covid 2 nuk i shpëton politikës, i përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike:”Kemi medikamente për pacientët tanë”

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Spitali ‘Shefqet Ndroqi’, në një deklaratë të ngjashme me atë të ndonjë partie politike, iu është përgjigjur demokratëve, pas akuzave të tyre se ka mungesë medikamentesh për pacientët Covid.

Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” deklaron ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit.

“Në përgjigjie të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë.

Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit.

Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm”, thuhet në njoftimin e spitalit, ndërkohë që ende nuk jepet një shifër zyrtare lidhur me rastet e pacientëve që trajtohen në Covid 2, dhe as sa prej tyre janë konfirmuar pozitiv me Covid.

Zjarr Tv Ad