Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy zyrtarët, Halit Shehun dhe Fitim Frrokun.
Të dy këta shtetas u arrestuan pasi Frroku, me pozicion shef finance në Këshillin e Qarkut i premtoi Shehut se do e punësonin kundrejt pagesës si mësues pranë Zyrës Vendore Arsimore Dibër.
Gjatë operacionit, menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100.000 lekësh nga Shehu, me pozicion Specialist Pyjesh, kundrejt Frrokut, kanë ndërhyrë sakaq punonjësit e policisë duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre, si dhe duke bllokuar provat materiale.




